Procesi i Importimit
nga Koreja e Jugut
Tek annmotors.al, ne mundësojmë importimin profesional të automjeteve nga Koreja e Jugut, me një proces të strukturuar dhe 100% transparent.
Klienti zgjedh automjetin përmes platformës sdonë modelit, vitit, kilometrave dhe buxhetit të tij.
Zgjidhni transportin (Ro-Ro ose Kontejner) dhe autorizoni inspektimin teknik në Kore.
Foto, video dhe vlerësim për motorin, kambion dhe strukturën. Verifikim i kilometrave.
Nëse automjeti kalon inspektimin, vazhdojmë. Nëse jo, zgjidhni një tjetër pa pagesë inspektimi.
Firmoset kontrata dhe lëshohet fatura. Pagesa kryhet 100% paraprakisht.
Blerja, çregjistrimi dhe rezervimi i anijes më të afërt (zakonisht 1–3 javë).
Pasi ngarkohet në anije, merrni tracking number për ta ndjekur në kohë reale.
Rreth 35 ditë për anije Ro-Ro dhe rreth 60 ditë për Kontejner.
Pas mbërritjes në Durrës, nis zhdoganimi (nga ne ose agjencia juaj).
Pas zhdoganimit, automjeti dorëzohet i gatshëm për regjistrim/targim.
Terma & Kushte të Përmbledhura
Pas një inspektimi të suksesshëm, anulimi i blerjes ka një tarifë prej 100€.
Për automjetet me mbi 200,000 km, inspektimi teknik është i detyrueshëm.
Inspektimi nuk mbulon pjesë konsumabile ose dëme të vogla kozmetike.
Kilometrat verifikohen vetëm përmes dokumentit zyrtar të kontrollit teknik në Kore.
Çmimet mund të pësojnë ndryshime deri në momentin e blerjes (kursi, transporti).
Datat e transportit janë të përafërta dhe varen nga disponueshmëria e linjave detare.
